Moti në javën e ardhshme do të jetë i ftohtë, me reshje bore deri të mërkurën.Nga dita e premte pritet të ketë rritje të temperaturave.
Temperaturat minimale do të pësojnë rënie deri në -7C, kurse maksimalet do të jenë 2C deri në 4C shkruan PrishtinaWeather, transmeton GazetaShneta.
“22.03 – Ftohtë, kryesisht vranët, kohë pas kohe vazhdojnë reshje të dobëta bore, nga Dukagjini ditën të përziera edhe me shi.
23.03 – Ftohtë, kryesisht me vransira, paradite aty këtu me mundësi për reshje të dobëta bore. Ditën do të ketë edhe intervale me diell. Në vise malore reshjet e borës mund të jenë më të vazhdueshme. Gjatë mbrëmjes parashihen kthjellime.
24.03 – Në mëngjes shumë ftohtë. Ditën kryesisht me vransira, ku priten reshje të përziera shiu e bore, që më pas shndërrohen në reshje bore. Në vise malore priten vetëm reshje bore.
25.03 – Vransira dhe intervale me diell, pa të reshura. Në mëngjes shumë ftohtë.
26.03 – Në mëngjes mbetet ende ftohtë e me ngrica, ditën kryesisht me kthjellime.”, thuhet në njoftim./GazetaShneta/