Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK) ka bërë të ditur se nga 4,838 testime të kryera janë konfirmuar 793 raste pozitive me Covid-19.
Fatkeqësisht, në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë tetë pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga Covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 2 raste (80, 63 vjeç), Ferizaj 1 rast (63 vjeç), Gjilan 1 rast (83 vjeç), Kaçanik 1 rast (84 vjeç), Klinë 1 rast (81 vjeç), Mitrovicë 1 rast (72 vjeç), Prizren 1 rast (78 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 82.185 raste nga 384.742 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 1.760 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 352 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve është mbi 68 mijë.
Komunat që regjistruan sot raste pozitive janë: Prishtinë 295 raste, Gjilan 63 raste, Fushë-Kosovë 58 raste, Pejë 53 raste, Gjakovë 38 raste, Mitrovicë 39 raste, Vushtrri 38 raste, Lipjan 34 raste, Ferizaj 30 raste, Drenas 17 raste, Obiliq 15 raste, Podujevë 15 raste, Deçan 13 raste, Rahovec 13 raste, Kamenicë 10 raste, Klinë 10 raste, Prizren 9 raste, Shtime 9 raste, Suharekë 6 raste, Istog 5 raste, Kaçanik 5 raste, Skenderaj 4 raste, Viti 4 raste, Malishevë 3 raste, Novobërdë 3 raste, Dragash 2 raste dhe me nga një rast komunat Graçanicë dhe Kllokot.
Aktualisht, vendi ynë po përballet me 12,342 raste aktive./GazetaShneta/