Moti në fundjavë pritet të jetë i ftohtë, me reshje shiu dhe bore.
Përgjatë ditës së shtune pritet të ketë shi dhe borë shkruan PrishtinaWeather, transmeton GazetaShneta.
“6.03 – Mot i ftohtë dhe me erë. Herët në mëngjes me reshje shiu, që nga rrafshi i Kosovës përzien dhe me reshje bore. Në vise malore borë. Deri në mesdite reshjet pushojnë. Në mbrëmje më ftohtë.
7.03 – Kthjellët dhe me diell. Në mëngjes shumë ftohtë dhe me ngrica.”, thuhet në njoftim.
Temperaturat minimale priten të jenë deri në -5C ditën e diel, kurse maksimalet zbresin deri në 5C./GazetaShneta/