Përgjatë ditës së diel pritet të ketë rënie të temperaturave dhe të mbizotërojë mot i ftohtë.
Kështu ka njoftuar PrishtinaWeather, e cila tutje ka bërë të ditur se do të ketë mundësi për reshje të dobëta të shiut dhe bore, transmeton GazetaShneta.
“28.11 – Kryesisht me diell.Në mëngjes ftohtë dhe me ngricë, përgjatë ultësirave mjegull ose vransira të ulëta.Në mbrëmje vransirat do të shtohen.
29.11 – Kryesisht vranët.Pasdite dhe në mbrëmje reshje të dobëta lokale shiu, që më vonë mund të përzien edhe me fjolla bore.Në vise malore reshje bore.”, thuhet në njoftim.
Ndërkohë, temperaturat minimale do të jenë nga -6C deri në -2C, ndërsa ato maksimalet do të pësojnë rënie nga 10C të shtunën në 5C të dielën, kurse të martën në 1C./GazetaShneta/