Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

A ngjajnë shumica e foshnjave të porsalindura me baballarët e tyre?

Këshilla për shtatzëna 28/11/2020
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Nuk kemi as edhe një pikë dyshimi që ju e doni partnerin tuaj dhe do të donit jashtëzakonisht shumë që të gjitha karakteristikat e juaja pozitive t’ia kalonit fëmijës tuaj. Sigurisht se pyesni veten se sa është e mundur që fëmija juaj të trashëgojë veshët e theksuar të babait? Apo sytë blu? Një grua shtatzënë thjesht nuk mund të mos mendojë se çfarë personi do të bëhet kur të rritet fëmija i saj dhe si do të duket.

Sekreti i ngjashmërisë midis prindërve dhe fëmijëve qëndron në gjenet tona. Fëmijët marrin gjysmën e kromozomit nga secili prind. Ekziston një lloj besimi se të porsalindurit ngjajnë më shumë me baballarët sesa me nënat; gjoja është përgjigje e natyrës për të bindur baballarët se fëmijët janë me të vërtetë të tyre.

Por, a është kjo e vërtetë? Shkencëtarët pa dyshim nuk pajtohen me atë deklaratë. Fëmija trashëgon gjysmën e materialit trashëgues nga nëna dhe gjysmën nga babai, kombinimi i tyre përcakton karakteristikat dhe pamjen unike të fëmijës. Në fund fëmija ka sytë e nënës, hundën e babait dhe flokët diku midis të dyve.

Sekreti është në gjene

Gjeni është një njësi trashëgimore themelore që zë një pozicion të veçantë në një molekulë të ADN-së. Gjenet përmbajnë udhëzime për tipare individuale duke drejtuar sintezën e proteinave që ndikojnë në ngjyrën e syve, gjatësinë, peshën, shpejtësinë metabolike, etj… Ne marrim gjene nga prindërit tanë, por gjatë konceptimit udhëzimet gjenetike formojnë një kombinim unik. Pra, ndërsa ne mund të ngjajmë me prindërit dhe gjyshërit dhe gjyshet tona, disa karakteristika janë vetëm tonat.

Për të mësuar më shumë për Testin NIFTY, Klikoni KËTU.

Se kujt do t’i ngjajë fëmija është jashtëzakonisht e vështirë të parashikohet. Për sa i përket gjenetikës, gjenet i ndajmë në recesive dhe dominuese, ku dominueset sundojnë mbi recesivet. Kjo i bën parashikimet tona pak më të lehta, pasi gjenet dominuese janë më të theksuara tek fëmija. Secili prej nesh është bartës i gjeneve dominuese dhe recesive. Kombinimin që ato formojnë është një grup informacioni dhe udhëzimesh që i japin variante trupit duke e  bërë një person unik.

Ngjyra e syve

Ngjyra e syve është më e lehtë të parashikohet, e dimë se sasia e pigmentit të melaninës është jetike në përcaktimin e ngjyrës së irisit. Pigmenti ngjyrë kafe përcakton gjithashtu edhe ngjyrën e lëkurës dhe flokëve. Shumë foshnje me lëkurë të ndritur lindin me ngjyrë të ndritshme të syve, zakonisht gri-blu. Kjo ndodh sepse në mitër sintetizohet më pak melanina, dhe me kalimin e kohës ngjyra e syve të tyre ndryshon. Pas vitit të parë, fëmija merr ngjyrën e tij të fundit të syve.

Ngjyra e syve përcaktohet nga shumë gjene, ndërveprimi i tyre çon në rezultatin përfundimtar. Ngjyra kafe e syve është kryesisht dominuese, ngjyra blu është kryesisht recesive, kështu që kafeja është shpesh mbizotëruese.

Sa është probabiliteti që fëmija juaj të ketë sy blu?

Shikoni fotografinë:

Në tabelë gjeni ngjyrën e syve tuaj dhe të prindërve, do ta shikoni cilën ngjyrë të syve do ta ketë fëmija juaj.

A mund të jem i sigurt për shëndetin e fëmijës tim gjatë shtatzënisë?

Fatkeqësisht, jo të gjitha sëmundjet që mund të prekin foshnjën tuaj mund të zbulohen para lindjes. Sidoqoftë, mund të bëni testin NIFTY by Geneplanet, test prenatal jo-invaziv që bëhet në fillim të shtatzënisë (qysh në javën e 10-të).

Është jashtëzakonisht i thjeshtë dhe i sigurt si për nënën ashtu edhe për fëmijën. Ndjeshmëria e tij është mbi 99%, mund të zbulojë anomalitë më të zakonshme kromozomale (si Sindroma Down, Edwards dhe Patau) tek foshnjat. Testi NIFTY by Geneplanet gjithashtu zbulon aneuploditë e kromozomeve gjinore, kromozomet 9,16 dhe 22. Analizon praninë e mundshme të sindromeve të delecisë dhe dublifikimit. Me kërkesën tuaj, gjithashtu mund të mësohet gjinia e foshnjës me 98% saktësi.

Vetë testi nuk është stresues sepse nevojitet vetëm një dozë e vogël gjaku. Në të gjejmë ADN-në e lirë qelizore fetale që analizohet në laborator. E shtatzëna i merr rezultatet nga 6 deri në 10 ditë. Një shtatzëni me një brengë më pak, vetëm me testin Nifty!

Për të mësuar më shumë për Testin NIFTY, Klikoni KËTU.

Artikulli paraprakMjeku i Emergjencës në QKUK e ofendon rëndë Isa Mustafën: Gërxhul, gjallë je a?
Artikulli i rradhës Mot i ftohtë në fundjavë, pritet të ketë reshje shiu dhe bore

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.