Moti në pesë ditët e ardhshme pritet të jetë i ndryshueshëm. Stuhi, reshje shiu e rënie të temperaturave pritet të mbizotërojnë në javën në vijim.
Temperaturat minimale përgjatë kësaj jave pritet të zbresin deri në 14C, kurse maksimalet në 22C e 21C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“6.06 – Mot jostabil, kryesisht me vransira, ku priten zhvillime të stuhive me reshje intensive shiu, lokalisht edhe me breshër. Në mbrëmjes më freskët.
7.06 – Vransira e intervale me diell. Pasdite përreth viseve malore mundësi për rrebeshe shiu e bubullima.
8.06 – Kryesisht me vransira. Që nga orët e mëngjesit priten zhvillime të stuhive me shi e breshër. Stuhi shiu pritet të zhvillohen edhe pasdite më vonë. Vende-vende reshjet do të jenë më intensive.
9.06 – Më freskët, kryesisht me vransira dhe të reshura shiu herët në mëngjes. Pasdite priten rrebeshe shiu me bubullima.
10.06 – Kryesisht me vransira dhe më freskët, kohëpaskohe me reshje shiu. Deri në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/