59 raste aktive me Covid në Kosovë

2022-06-05 në ora 18:20

Ditët e javët e fundit në vendin tonë është vërejtur një rënie e rasteve pozitive me Covid.

Vetëm në 24 orët e fundit nga 243 testime të kryera kanë rezultuar pozitiv me Covid katër raste shkruan Gazeta Shneta.

Brenda kësaj periudhe, fatmirësisht nuk është regjistruar asnjë rast i vdekjes, kurse nëntë qytetarë janë shëruar.

Mes tjerash, në raportin e fundit 24 orësh të publikuar nga Ministria e Shëndetësisë (MSh) është bërë e ditur se 18 qytetarë janë vaksinuar, kurse 102,843 qytetarë kanë marrë dozën e tretë dhe dozën përforcuese të vaksinës kundër Covid.

Aktualisht, në vendin tonë janë ende 59 raste aktive. /Gazeta Shneta/