Në ditët e para të javës një vorbull ciklonike nga Atlantiku do të kaloj mbi rajonin tonë, që gjatë mbrëmjes së ditës së hënë dhe mëngjesin e së martës do të sjellë kushte për reshje të shiut.
Të hënën vendi ynë mbetet nën ndikimin e masave të ngrohta ajrore, paradite pritet të mbajë mot kryesisht me diell. Gjatë ditës vransirat do të shtohen e në mbrëmje vende-vende priten reshje lokale shiu me bubullima.
Reshjet e shiut vende-vende do të vazhdojnë edhe mëngjesin e hershëm të së martës. Më pas gjatë ditës do të mbajë mot me erë, me vransira dhe intervale me diell.
Nga dita e mërkurë fusha të presionit të lartë që do të shtrihen mbi Mesdhe, që në rajonin tonë do të sjellin kushte për përmirësim të motit dhe kthjellime.
Temperaturat maksimale të hënën do të jenë të larta me maksimale deri në 30C, e nga dita e martë do të zbresin në 24C, e më pas gradualisht do të rriten deri në 27C. Minimalet do të luhaten nga 9C deri në 12C.
Era do të fryejë nga jugperëndimi mesatare dhe e fuqishme 6-15m/s.
Shtypja atmosferike në fillim të javës do të zbresë dukshëm nën vlera normale, e më pas do të shënojë rritje.