Mot i paqëndrueshëm – ky është parashikimi për sot dhe nesër

2018-06-06 në ora 06:04

Ky është parashikimi i motit për sot dhe dy ditët tjera në vazhdim:

Temperaturat e ajrit, edhe pse priten të pësojnë rënie të lehtë, mbesin pak mbi vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 12C deri në 13C, e ato maksimale nga 26C deri në 29C.

6.06.2018 – Mot pjesërisht i vranët, paradite me riga lokale shiu.

7.06-8.06. 2018 – Të enjten mot pjesërisht i vranët, me intervale më të gjata me diell. Pasdite rreth viseve malore mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë. Ditën e premte mot kryesisht me diell. Në orët e pasdites mundësi për reshje lokale shiu me bubullimë.