Si të kujdeseni për lëkurën e thatë

2018-06-06 në ora 06:35

Ka shumë arsye pse lëkura thahet, disa nga to janë; gjenetika, dëmet nga mjedisi, dëmet që shkaktohen nga dielli , ndikimi i klimës në shëndet.

Pavarësisht shkakut, lëkura është e thatë dhe ju duhet të tregoni kujdes për të.

Diçka që e dini të gjithë, por duhet ta zbatoni, është kujdesi që duhet ta tregoni për ta mbajtur lëkurën në nivelin normal të lagështisë.

Ndër të tjera, duhet të kujdeseni që të mos rrini në dush për më shum se 5 deri 10 minuta.

Gjithashtu, nuk duhet të laheni me ujë shumë të nxehtë, por mundohuni që të jetë sa më i vakët.

Mos përdorni locione ose sapunë shumë të fortë.

Edhe sapunët dhe locionet që përdorni, nuk duhet të jenë në masë të madhe, por mjaftueshëm për të ju hequr papastërtinë.

Thani lëkurën butë me peshqir.

Gjithmonë vendosni kremërat që ju përshtaten lëkurës suaj, menjëherë pasi ta thani.

Një rutinë e tillë ju mundëson që të mos keni asnjëherë problem me lëkurën e thatë./GazetaShneta