Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mot me shi gjatë kësaj jave sipas Institutit Hidrometeorologjik

Lajme 06/03/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës bëri të ditur se gjatë pesë ditëve të ardhshme vendi ynë do të jetë nën ndikimin e masave të ajrit me presion të ndryshueshëm atmosferik.

Në këto kushte meteorologjike do të mbajë mot i paqëndrueshëm i përcjellë me vranësira të dendura dhe intervale me diell.

Vranësirat në pjesën e dytë të ditës së hënë vende-vende do të shoqërohen me riga të intensitetit të ulët fillimisht në veriperëndim të vendit, ku më pas, nga e dita e marte, e mërkurë dhe pjesa e parë e së enjtes, reshjet e shiut do të shtrihen në tërë territorin e vendit, ku intensiteti i tyre do të rritet.

Reshje me intensitet më të lartë pritet të ketë në perëndim dhe jugperëndim të vendit, kurse pjesa juglindore parashihet që të ketë reshje me intensitet më të ulët.

Temperaturat minimale parashihet të lëvizin ndërmjet 2 deri 5 gradë Celsius, kurse temperaturat maksimale parashihet të lëvizin ndërmjet 9 deri 15 gradë Celsius, në viset e ulëta, kurse në viset malore ku pritet që reshjet e shiut të jenë të përziera me borë, temperaturat minimale do të ulen në -1 gradë Celsius, kurse maksimalet e ditës do të lëvizin ndërmjet 4 deri 9 gradë Celsius.

Gjatë kësaj periudhe të parashikimit parashihet të fryjë erë drejtimesh të ndryshme, por dominues do të jetë jugperëndimi dhe verilindja, ku shpejtësia e saj mundë të arrijë deri 12m/s.

Artikulli paraprakHoroskopi, 6 mars 2017
Artikulli i rradhës Shihni si kanë çelur qershitë këtë qytet të Japonisë (Foto)

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.