Shihni si kanë çelur qershitë këtë qytet të Japonisë (Foto)

2017-03-06 në ora 08:29

Pranvera erdhi! Epo kjo është e vërtetë, nëse ju ndodheni në lindje të Japonisë, në qytetin Kaëazu, ku pranvera festohet pak më herët me 8000 pemët e saj të qershisë, të cilat kanë shpërthyer në lule njëkohësisht.

Zakonisht sakura (emri i qershisë japoneze), lulëzon në fund të marsit apo në fillim të prillit, por Kaëazu është një vend special, ku lulet e qershisë çelin më herët.

Pemët krijojnë një shfaqje magjike, ku me milion njerëz e vizitojnë këtë vend për të parë nga afër qershitë e lulëzuara, apo për të ndjerë aromën e luleve, transmeton GSH.

Vizitorët e Kaëazu gjithashtu mund të lëvizin me një lokomotivë të vogël, që i shëtit ata në një udhëtim përmes aromës së luleve dhe qindra nuancave të rozës.

Natën, pemët ndriçohen nga projektorët dhe reflektimet e tyre e ngjyrosin ujin e gadishullit Izu.