Gjatë ditës së sotme pritet të mbaj mot shumë i ngrohtë me temperatura deri në 28 gradë celsius, por pasditja pritet të sjellë shi me bubullimë rreth viseve malore në perëndim dhe jug të vendit.
Prishtina Weather raporton se temperaturat e ajrit do të vazhdojnë të rriten mbi vlera mesatare. Minimalet do të sillen nga 12C deri në 14C, e ato maksimale nga 25C deri në 28C, transmeton Gazeta Shneta.
Do të fryejë erë e lehtë nga verilindja 1-2m/s. Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale. /Gazeta Shneta/