Kondomët nuk janë të prodhuar vetëm si masë mbrojtëse kundër shtatzënisë dhe infeksioneve. Këtë e ka dëshmuar një nënë e re e cila shpiku një formë tjetër përdorimi të prezervativit.
Pasi kishte kryer lindjen, ajo nuk mori pelena të akullta të cilat lehtësojnë dhimbjet pas lindjes. Nëna e re mori kondomin, e mbushi me ujë dhe e futi në frigorifer. Pasi është ngrirë akull, kondomi ia ka lehtësuar ënjtjen në organet gjenitale.
Nëse do të keni probleme të njëjta, ju preferohet që kondomin të mos e mbushni me shumë ujë. Kur të ngrihet vendoseni në veshje të brendshme. Ndërsa mund të përdorni edhe pecetën për të mbledhur ujin dhe lagështinë nga kondomi. /Gazeta Shneta/