Ditët e fundit të muajit nëntor priten të shoqërohen me mot stabil, mëngjeseve me ngrica dhe mjegulla në ultësira.
Temperaturat përgjatë javës së ardhshme priten të jenë nga -3C deri në 1C, minimalet, kurse maksimalet nga 7C deri në 11C tregon PrishtinaWeather, transmeton GazetaShneta.
“23.11.2020 – Në mëngjes ftohtë, me ngrica të lehta. Përgjatë ultësirave mjegull/mjegullinë. Ditën kryesisht me diell. Në mbrëmje vransira kalimtare.
24.11.2020 – Paradite me vransira. Ditën vransirat do të shpërndahen e priten edhe intervale me diell.
25.11.2020 – Kryesisht kthjellët dhe me diell. Në mëngjes ngrica, përgjatë ultësirave mjegull.
26.11.2020 – Në mëngjes ftohtë dhe me ngrica. Përgjatë ultësirave mjegull, ditën kryesisht ktjellët, me diell.
27.11.2020 – Mëngjesi i ftohtë. Përgjatë ultësirave mjegull, ditën kryesisht me diell.”, thuhet në njoftim./GazetaShneta/