Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë të ditur se nga 1,831 mostra të marra nga ShSKUK-ja janë konfirmuar 707 raste pozitive me covid-19.
Lajm jo i mirë për vendin tonë, pasi në 24 orët e fundit kanë ndërruar jetë 10 pacientë, si pasojë e përkeqësimit të gjendjes shëndetësore nga covid-19 shkruan GazetaShneta.
“Rastet e vdekjes janë nga komunat: Prishtinë 4 raste ( vjeç), Dragash 1 rast ( vjeç), Istog 1 rast ( vjeç), Klinë 1 rast ( vjeç), Podujevë 1 rast ( vjeç), Shtime 1 rast ( vjeç), Vushtrri 1 rast ( vjeç).”
“Numri total i rasteve pozitive është 34.295 raste nga 131.186 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 914 raste të vdekjes”, thuhet në njoftimin e fundit të IKSHPK-së.
Përgjatë kësaj periudhe janë shëruar 550 pacientë, ndërsa numri i përgjithshëm i të shëruarve në vendin tonë është 21,043.
Komunat që regjistruan sot raste të reja pozitive janë: Prishtinë 380 raste, Ferizaj 43 raste, Fushë-Kosovë 41 raste, Mitrovicë 40 raste, Gjakovë 29 raste, Lipjan 26 raste, Vushtrri 25 raste, Podujevë 17 raste, Drenas 13 raste, Gjilan 13 raste, Prizren 13 raste, Pejë 12 raste, Skenderaj 9 raste, Obiliq 8 raste, Malishevë 7 raste, Hani i Elezit 4 raste, Klinë 4 raste, Shtime 4 raste, Deçan 3 raste, Kamenicë 3 raste, Kaçanik 3 raste, Suharekë 3 raste, Viti 2 raste, Dragash 1 rast, Graçanicë 1 rast, Junik 1 rast, Rahovec 1 rast, Zubin-Potok 1 rast.
Aktuliasht, vendi ynë po përballet me një rritje të dukshme të rasteve aktive, e që deri më sot ka arritur në 12,338./GazetaShneta/