Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Moti i keq godet Italinë, shkak ndryshimet klimatike

Lajme 22/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Një valë moti të keq ka prekur veriperëndimin e Italisë, duke bërë që zona në fjalë të përjetojë tashmë vjeshtën e vërtetë pas verës së zgjatur me temperatura të larta.

Aq problematike paraqitet situata, sa autoritetet janë detyruar të lëshojnë një alarm portokalli për disa pjesë të Lombardisë dhe Ligurias, ku një pjesë e madhe e shkollave janë mbyllur. Që prej natës së kaluar, reshje të rrëmbyera shiu kanë goditur Milanon, duke bërë që disa rrugë të saj të mbulohen nga uji.

Deri në agim, 30 milimetra shi kishin rënë tashmë në pjesën veriore të kryeqytetit dhe mbi 80 milimetra në Paderno Dugnano, shkruajnë mediat vendase. Dalja nga shtrati e lumit Seveso ka mbjellë pështjellim në zonën e Komos, theksojnë ato më tej, me rrugë të përmbytura e nënkalime të mbyllura.

Në provincën e Alessandrias, një kërkim me helikopter është duke u zhvilluar për një grua të raportuar të zhdukur.

Ekipet zjarrfikëse janë thirrur për dhjetëra raste emergjence të lidhura me motin ekstrem në rajon, ku provincat e Monzës dhe Varese rezultojnë gjithashtu të prekura rëndë. Shkencëtarët thonë se kriza klimatike e shkaktuar nga emetimet e gazrave serrë pasojë e akvitetit njerëzor po i bën më të shpeshta dhe më intensive ngjarjet ekstreme të motit, siç janë valët e të nxehtit, thatësirat, stuhitë e fuqishme dhe përmbytjet.

Edhe pse identifikohen shumë burime të gazrave serrë që po shkaktojnë ngrohjen globale, si nxitësi kryesor i tyre shihet djegia e lëndëve djegëse fosile si nafta, gazi dhe qymyri, shitjet e të cilave gjenerojnë fitime të mëdha për gjigantët e energjisë në botë./TCh

Artikulli paraprakVdes në moshë të re infermierja nga Gjilani, nuk i mbijetoi sëmundjes së rëndë
Artikulli i rradhës Marrëveshja për TikTok pranë finalizimit, amerikanët do kenë kontrollin e shumicës së bordit të rrjetit social

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.