Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Marrëveshja për TikTok pranë finalizimit, amerikanët do kenë kontrollin e shumicës së bordit të rrjetit social

Lajme 22/09/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Tiktok
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Donald Trump ka zbuluar se Rupert Murdoch dhe djali i tij Lachlan mund të përfshihen në një marrëveshje për të sjellë TikTok-un në kontroll amerikan.

Në një intervistë për Fox News, presidenti i SHBA-së përmendi gjithashtu Michael Dell, themelues dhe CEO i Dell Technologies, si pjesë të mundshme të marrëveshjes.

“Mendoj se do të jenë në grup. Disa të tjerë gjithashtu. Njerëz të shkëlqyer, shumë të njohur,” tha Trump. “Dhe janë gjithashtu patriotë amerikanë, e duan këtë vend. Mendoj se do të bëjnë një punë shumë të mirë”.

Trump konfirmoi gjithashtu se Larry Ellison, themeluesi dhe CEO i kompanisë Oracle, është pjesë e këtij grupi – gjë që ishte zbuluar më parë. Sipas zëdhënëses së Shtëpisë së Bardhë, Karoline Leavitt, Oracle do të kujdeset për të dhënat dhe sigurinë e aplikacionit dhe amerikanët do të kenë kontroll mbi gjashtë nga shtatë vendet në bordin e ri të TikTok-ut.

Kjo marrëveshje vjen pas një telefonate “shumë produktive” mes Trump dhe presidentit kinez Xi Jinping, gjatë së cilës është diskutuar miratimi përfundimtar i marrëveshjes për TikTok – detaje të shumta të së cilës mbeten ende të panjohura, shkruan Sky News.

Nëse marrëveshja miratohet, TikTok nuk do të ndalohet në SHBA, një ndalim që Kongresi e kishte urdhëruar në janar 2025, nëse kompania kineze ByteDance nuk shiste asetet e saj në Amerikë. Ky afat është shtyrë katër herë nga Presidenti Trump. Trump tha të dielën se mund të jetë “pak i njëanshëm” për TikTok-un. “Nuk isha fans i TikTok-ut, pastaj e përdora dhe u bëra fans. Më ndihmoi të fitoj zgjedhjet me rezultat të thellë”.

Pas telefonatës me Xi, Trump shkroi në Truth Social. “Bëmë përparim në shumë çështje të rëndësishme, përfshirë tregtinë, fentanyl-in, nevojën për të ndalur luftën Rusi-Ukrainë, dhe miratimin e marrëveshjes për TikTok.” Më vonë ai u tha gazetarëve se Xi e kishte miratuar marrëveshjen, por se ajo ende duhej të firmosej.

Përfaqësuesit e familjes Murdoch, Dell dhe Ellison nuk kanë komentuar ende mbi përfshirjen e tyre të mundshme në këtë marrëveshje.

Artikulli paraprakMoti i keq godet Italinë, shkak ndryshimet klimatike
Artikulli i rradhës Gjermania planifikon si të trajtojë 1 mijë ushtarë të plagosur në ditë në rast lufte me Rusinë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.