Fillimi i javës së dytë të muajit tetor pritet të shoqërohet nga reshjet e shiut.
Kështu ka njoftuar PrishtinaWeather, e cila tutje ka thënë se pas ditës së martë pritet të ketë rënie të temperaturave, shkruan GazetaShneta.
5.10– mot i ngrohtë, gjatë ditës pritet të kenë vranësira kurse, pasdite dhe mbrëmje mund të ketë reshje lokale të shiut dhe bubullima; në viset e ulëta në mëngjes pritet të ketë mjegulla.
6.10– mëngjesi pritet të shoqërohet me shi dhe mundësi për bubullima; vende vende reshjet mund të jenë intensive; në mbrëmje mot i kthjellët.
7.10– mëngjesi pritet të jetë i kthjellët, në viset e ulët me mundësi për mjegull, kurse gjatë ditës vranësirat priten të shtohen.
8.10– mot i ftohtë; në mëngjes pritet të ketë shi.
9.10– mot i ftohtë, kryesisht me diell.
“Temperaturat fillimisht mbeten të larta mbi vlera mesatare, me minimale nga 14C deri 16C, e maksimale deri në 27C. Nga dita e martë në rënie, minimalet në 10C, e maksimalet në 22C. Prej së enjtes pritet rënie më e ndjeshme me minimale deri në 5C, e maksimale në 16C deri 17C.”, thuhet tutje në njoftim./GazetaShneta/