Pas një periudhe të thatë në shkurt, java e parë e marsit pritet të sjellë reshje të shiut me intensitet të ndryshueshëm në Prishtinë dhe rrethinat e saj. Martën, reshjet e shiut pritet të fillojnë qysh në orët e mëngjesit, me mundësi për intensitet më të lartë. Ditën e mërkurë pritet të ketë edhe intervale me diell, ndërsa të enjten priten reshje lokale të shiut, disa nga të cilat mund të shoqërohen edhe me bubullimë. Ditën e premtë pritet të ketë vetëm riga lokale shiu. Në zonat më të larta malore, mund të ketë edhe reshje dëbore.
Temperaturat do të zbresin në vlera më të ulëta, nga 14°C në fillim të javës deri në 8°C për temperaturat maksimale, ndërsa minimalet pritet të lëvizin ndërmjet 2°C dhe 4°C, përcjell Gazeta Shneta.
Indeksi i cilësisë së ajrit do të qëndrojë në vlera të pranueshme gjatë ditës, ndërsa në orët e mbrëmjes pritet të rritet koncentrimi i ndotësve ajror, duke çuar indeksin në vlera të dobëta apo shumë të dobëta të mërkurën mbrëma.
4 Mars: Vransirat shtohen gjatë ditës, me pritje për reshje të shiut vonë në mbrëmje.
5 Mars: Prishtina dhe rrethinat pritet të përjetojnë vranë dhe reshje të shiut, me mundësi për reshje më intensive herët në mëngjes.
6 Mars: Kryesisht me vransira, me mundësi për riga lokale shiu pasdite.
7 Mars: Prishtina pritet të ketë intervale me diell paradite, ndërsa pasdite pritet të përjetojë vransira me reshje të shiut lokale.
8 Mars: Prishtina do të përjetojë vransira me intervale të shkurtëra me diell, me mundësi për ndonjë rigë shiu.
Fryrja e erës do të jetë lehtë deri në mesatare, me shpejtësi të ndryshme, nga 3 deri në 11 metra në sekondë. Shtypja atmosferike, pas një rënie ditën e hënë, pritet të rritet mbi vlerat normale deri të premtën. Gjithashtu, vazhdoni të monitoroni ndryshimet në mot për udhëtime dhe aktivitete të tjera jashtë. /Gazeta Shneta/





