Moti përgjatë ditës së shtunë pritet të jetë i ngrohtë, ndërkohë të dielen pritet të jetë më ftohtë, kryesisht me diell dhe kthjellime.
Temperaturat minimale do të jenë deri në 2C, kurse maksimalet deri në 16C shkruan Prishtina Weather, transmeton GazetaShneta.
“27.02 – Paradite me kthjellime, e në vise të ulëta në mëngjes mundësi për mjegull/mjegullinë. Gjatë ditës mbetet ngrohtë, me erë veriore. Pasdite dhe në mbrëmje vransirat shtohen. Nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rigë lokale shiu gjatë natës.
28.02 – Më ftohtë. Paradite me vransira, e gjatë ditës kthjellët, me erë dhe me diell.”, thuhet në njoftimin e fundit./GazetaShneta/