Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Gjinekologu Astrit Gashi: Testi NIFTY është i sigurt dhe shumë i saktë për zbulimin e çrregullimeve gjenetike

Këshilla për shtatzëna 27/02/2021
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Gjinekologu Dr. Astrit Gashi në një intervistë për Gazetën Shneta, ka shpjeguar në detaje procedurën dhe rezultatet e Testit NIFTY.

Gashi thotë se ky test është i sigurt për t’u realizuar dhe shumë i saktë për zbulimin e çrregullimit të kromozomeve.

“NIFTY-testi është një test prenatal jo-invaziv i thjeshtë për t’u bërë, i sigurt dhe shumë i saktë, për zbulimin e çrregullimit të numrit te kromozomeve apo trisomive 21 (sindromi Down), 18 (sindromi Edwards), dhe 13 (sindromi Patau) me një ndejshmëri dhe specificitet më të lartë se 99%”, ka deklaruar mjeku.

Ai tregon se për të kryer analizën e NIFTY-testit është e nevojshme një mostër e vogël e gjakut të shtatzënës (10ml gjak nga krahu i nënës).

Gjatë shtatzënisë, gjaku i gruas shtatzënë përmban fragmente të ADN-së jashtëqelizore të saj, por edhe të fetusit (bebës). Këto fragmente të ADN-së jashtëqelizore të fetusit sekuestrohen (kapen), dhe analizohen për të zbuluar nëse ka ndonjë çrregullim në kromozomet e fetusit (bebës).

Dr. Astrit Gashi shpjegon tutje: NIFTY-testi mund të kryhet në çdo kohë gjatë shtatzanisë, duke filluar pas javes së 10-të të shtatzanisë. Megjithëse rekomandohet të bëhet pas javës së 10-të deri në javën të 22 të shtatzanisë. NIFTY-testi është i përshtatshëm për çdo grua shtatzënë sipas kërkesës së saj, pavarsisht nga mosha apo rreziku i paracaktuar gjenetik. Ndërsa mjekët obstetër e rekomandojnë këtë test tek këto gra shtatzëna:

– Mosha e nënës mbi 35 vjet.

– Kur ekzistojnë kunderindikacione për teste prenatale invasive (siç është amniocenteza), në raste të tilla si: placenta previa, rreziku i lartë për aborte, infeksione me HBV etj.

– Grat shtatzëna me IVF (in vitro fertilizim)

– Grat shtatzëna me aborte të përsëritura

– Treguesit utrasonografik fetal, që tregojnë për një rrezik të lartë për trisomi 21,18, dhe 13

– Grat shtatzëna me femijë të mëparshëm me çrregullime kromozomale

NIFTY-testi nuk rekomandohet për këto gra shtatzëna:

– Grat shtatzëna që kanë marrë transfuzion gjaku brenda një viti, para datës së testimit

– Grat shtatzëna që kanë kryer transplantim të organeve

– Grat shtatzëna që kanë bërë terapi të qelizave staminale brenda një viti, para datës së testimit

– Grat shtatzëna që kanë humbur njërin binjak gjatë fillimit të shtatzanisë (sindromi i binjakut të zhdukur)

– Mozaicizmi i nënës dhe i fetusit

– Grat me shtatzani trinjak dhe katernjak

– Grat shtatzëna me më pak se 10 javë shtatzënie

– Grat shtatzëna me tumore beninje apo malinje

NIFTY-testi i detekton këto sëmundje:

– Trisomive 21 (sindromi Down), 18 (sindromi Edwards), dhe 13 (sindromi Patau)

– Trisomit të tjera; T9, T16, T22

– Çrregullime të kromozomeve të gjinisë (Sindromi Turner, Klinefelter, Jakobs, dhe sindromin X të trefisht)

– 60 sindroma nga delecioni dhe duplikacionet

– Idendifikimin e Gjinisë (Mashkull/Femer)

Sipas gjinekologut Gashi, NIFTY-testi është një test i sigurt dhe shumë i saktë, jo-inaziv dhe ka një norme të zbulimit të çrregullimeve kromozomale 99%. Shkalla e kombinuar e zbulimit për trisomi 21, 18, dhe 13 është 99.02%, për çrregullime të kromozomeve të gjinisë është 99.9%, dhe për përcaktimin e gjinisë së fetusit 98%.

“Në praktikën e përditshme mjekësore kemi shumë gra shtatzëna që e kanë bërë këtë test. Në KOGJ, nuk kemi të dhëna valide, se sa është përqindja e grave shtatzëna që e kanë bërë këtë test”, ka thënë ai. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakZinku i nevojshëm në shtatzëni dhe fëmijëri, këto janë simptomat e nivelit të ulët
Artikulli i rradhës Moti në fundjavë pritet të jetë i ndryshueshëm, shkurt 2021

Ju sugjerojmë

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Aksidentet në komunikacion ua morën jetën 46 kosovarëve për 6 muaj

22/07/2026 Lajme

Mbi 7 mijë fëmijë u vaksinuan kundër fruthit në Prishtinë gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit

22/07/2026 Lajme

Canolli: Prishtina me mbulueshmëri të lartë për shumicën e vaksinave, MMR mbetet nën nivelin e synuar

22/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.