Moti në fundjavë pritet të jetë jostabil, me reshje shiu dhe bubullima kohëpaskohe.
Temperaturat minimale priten të jenë deri në 17C, kurse maksimalet deri në 29C shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“17.07 – Diell e vransira. Që nga mesdita priten zhvillime të rrebesheve me bubullima, që vende-vende do të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër. Rrebeshet mund të zhvillohen edhe orëve të mbrëmjes.
18.07 – Vransira dhe intervale me diell gjatë ditës. Nga orët e mëngjesit priten mundësi për zhvillime të rrebesheve me bubullima. Vende-vende rrebeshet ka gjasa të jenë më intenzive, me mundësi edhe për breshër.”, thuhet në njoftimin e fundit./GazetaShneta/