Moti në pesë ditët e ardhshme pritet të jetë me ngrica dhe mjegulla.
Temperaturat minimale do të arrijnë deri në -4C të hënën, ndërsa temperatura maksimale në 8C të premten shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“19.12 – Kryesisht me diell e më ftohtë. Në mëngjes ngrica.
20.12 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ngrica, në ultësira mundësi për mjegull.
21.12 – Kryesisht me diell, përgjatë ultësirave mjegull. Ngrica në mëngjes.
22.12 – Ngrica e mjegull në ultësira gjatë mëngjesit. Kryesisht me diell ditën, e në mbrëmje vransira.
23.12 – Mjegull përgjatë ultësirave, e në vise më të larta kryesisht me diell.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/