Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Dispnea apo vështirësia në frymëmarrje, një shenjë e hershme e shtatzënisë?

Këshilla për shtatzëna 18/12/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Mungesa e frymëmarrjes apo ndryshe dispnea është ndjenja e pamundësisë për të marrë ajër të mjaftueshëm. Ju mund të ndiheni shumë të shtrënguar në gjoks kur keni mungesë të ajrit.

Dispnea mund të jetë e pranishme edhe gjatë shtatzënisë së hershme për shkak të niveleve të ngritura të hormoneve, si dhe nevojës për më shumë oksigjen shkruan Healthline, transmeton Gazeta Shneta.

Edhe pse, fetusi ende nuk ka arritur në fazën sa të ushtrojë presion mbi mushkëritë e juaja, ju mund të keni vështirësi të merrni frymë.

E tërë kjo ndodh për shkak të ndryshimeve në sistemin e frymëmarrjes, si dhe prodhimit të hormoneve gjatë shtatzënisë.

Sasia e tepërt e hormonit të progesteronit gjatë tremujorit të parë sjell një efekt në fryëmarrje.

Progesteroni prodhohet në mënyrë që të ndihmojë në ndërtimin dhe ruajtjen e rreshtimit të mitrës.

Në anën tjetër, gjatë javëve të para të shtatzënisë po përshtateni edhe me ndarjen e oksigjenit dhe gjakut me fetusin. Ky është një faktor tjetër që mund të shkaktojë dispnean.

A mund të jentë një shenjë e hershme e shtatzënisë dispnea?

Dispnea nuk mund të jetë një shenjë e besueshme e shtatzënisë, para se të merrni një test pozitiv të shtatzënisë.

Gulçimi apo vështirësia në frymëmarrje mund të jetë për shkak të faktorëve të tjerë, si dhe ndryshimeve hormonale që ndodhin rreth ovulacionit dhe fazës luteale (gjysma e dytë) e një cikli normal menstrual.

Pas ovulacionit, nivelet e progesteronit rriten për të ndihmuar në ndërtimin e një rreshtimi të shëndetshëm të mitrës. Kjo ndihmon për të mbështetur një shtatzëni të shëndetshme, por kjo ndodh pavarësisht nëse mbeteni shtatzënë gjatë ndonjë cikli të caktuar.

Sidoqoftë, gulçimi mund të jetë një shenjë e hershme nëse kombinohet me simptoma të tjera, si lodhje, marramendje e shumë të tjera. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakMoti në pesë ditët e ardhshme
Artikulli i rradhës Benefitet e lojës që nga fëmijëria e hershme

Ju sugjerojmë

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkohet gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Rasti 1 në 15 milionë: Nëna lind katërnjak identik

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Si ndodh fekondimi? Ja si nis shtatzënia, nga ovulacioni deri te implantimi

20/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Neutrofilet e larta gjatë shtatzënisë: Kur janë normale dhe kur mund të sinjalizojnë problem?

17/07/2026 Këshilla për shtatzëna
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.