Java e ardhshme pritet të jetë me mot të ndryshueshëm. Fillimi i javës do të filloj me reshje shiu e më pas me intervale me diell.
Temperatura minimale do të shënohet të enjten, me 2C, kurse maksimalja deri në 19C të enjten shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“10.04 – Kryesisht me vransira e kohëpaskohe me reshje lokale shiu, që pasdite mund të shoqërohen edhe me bubullimë. Në vise malore reshje bore.
11.04 – Kryesisht vransira dhe intervale me diell, me mundësi për riga lokale shiu.
12.04 – Intervale me diell e vransira. Pasdite me mundësi për reshje lokale shiu.
13.04 – Kryesisht me diell. Pasdite vransira kalimtare.
14.04 – Vransira të ndryshueshme e intervale me diell. Pasdite rrebeshe shiu.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/