Plot 84 raste aktive janë shënuar në vendin tonë, thuhet në raportin e datës 08 Prill të publikuar nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik (IKSHPK).
Sipas IKSHPK’së nga 41 testime të kryera janë konfirmuar katër raste të reja pozitive shkruan Gazeta Shneta.
Gjatë kësaj periudhe nuk është raportuar për ndonjë rast të vdekjes, kurse 12 qytetarë janë shëruar. /Gazeta Shneta/