Java e fundit e muajit maj pritet të jetë me mot jostabil.
Temperatura minimale e cila do të shënohet këtë javë do te jetë 12C, kurse maksimalja do të arrijë deri në 23C të premten shkruan Prishtina Weather, transmeton Gazeta Shneta.
“29.05 – Intervale me diell e vransira. Pasdite më vonë mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.
30.05 – Vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell. Pasdite priten zhvillime të rrebesheve me bubullima.
31.05 – Kryesisht me vransira dhe riga lokale orëve të para të ditës, ndërkohë që pasdite priten edhe zhvillime të rrebesheve me bubullima.
1.06 – Paradite intervale me diell, e pasdite mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.
2.06 – Më shumë intervale me diell. Pasdite me mundësi për ndonjë rrebesh shiu me bubullimë.”, thuhet në njoftim. /Gazeta Shneta/