Kosova sot do të përshkohet me mot të vranët dhe me intervale me diell.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës vranësirat gjatë ditës do të dendësohen dhe do të krijohen kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh.
Temperaturat minimale do të lëvizin mes 4-6 gradë Celsius, kurse ato maksimale parashihen të lëvizin ndërmjet 13-15 gradë Celsius.