Gjatë kësaj jave temperaturat do të shënojnë rënie dhe prite të ketë reshje shiu të përziera me borë, njoftoi sot Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.
IHMK njofton se këtë të hëne koha do të jetë kryesisht e vranët derisa prite të ketë edhe reshje shiu.
Njëashtu paralajmërohet erëra të forta ndërsa në lartësitë malore mund të ketë edhe borë.
“E hënë- Mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu. Temperaturat do të pësojnë ulje, sidomos në vlerat e maksimaleve. Parashihen edhe erëra të fuqishme në disa rajone të veriut të Dukagjinit, ndërsa në viset e larta me lartësi mbidetare mbi 800m, reshjet e shiut do të jenë të përziera me borë.” – thuhet në njoftim.