IHMK ka deklaruar se në 5 ditët e ardhshme, në Kosovë do të mbajë mot i ftohtë, me reshje të dobëta bore, si dhe intervale me diell.
“Gjatë kësaj periudhe të parashikimit Kosova do të ndikohet nga masat e ajrit me presion të lartë atmosferik .Në këto kushte do të mbajë mot relativisht i ftohtë dhe me kushte për reshje të dobëta bore, kryesisht në dy ditët e para të javës. Më tej parashihet të ketë intervale me diell dhe vranësira të pjesshme”, thuhet në komunikatë.
Temperaturat minimale parashihet të lëvizin prej -5 deri-2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet ndërmjet 3-7 gradë Celsius, transmeton Gazeta Express.
Era do të fryjë nga drejtimi i verilindjes dhe juglindjes me shpejtësi deri 8m/s.