Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

5 Simptomat menstruale që mund të jenë shenja të problemeve serioze shëndetsore

Femina 03/12/2017
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
simptomat menstruale
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ndonjëherë është e vështirë të kuptoni nëse jeni duke përjetuar diçka vetëm gjatë një muaji apo është diçka që duhet të konsultoheni me doktorin. Mos harroni: Periodat mund të thonë më shumë për shëndetin tuaj se sa që e mendoni. Dr.Christine Greves nga Spitali i grave Winni Palmer thotë që periodat janë një indikator i rëndësishëm i shëndetit tuaj gjinekologjik.

Pra, nganjëherë periodat dalin nga rrjedha e tyre e zakonshme, por është shumë me rëndësi që doktori juaj të jetë në dijeni nëse ju përjetoni simptomet e listuara më poshtë:

  1. Rregullisht keni shkarkim të copave të mëdha të gjakut

Shkarkimi i copave të gjakut gjatë periodave është gjë normale, mirëpo paraqitja e tyre konstante dhe në copa të mëdha, mund të jetë shenjë e fibrave të mitrës, që janë pjesë jo kancerogjene që rriten në mitrën tuaj.

  1. Tamponi apo peceta juaj mbushet në më pak se një orë

Kjo është më nervozuese se çdo gjë tjetër. Të gjakosësh kaq shumë mund të jetë indikacion i ndonjë polipi në mitrën tuaj apo fibrave të mitrës. Nëse keni frymëmarrje të shkurtra dhe marramendje ndërsa gjakosni kaq shumë., ju duhet të vizitoni doktorin menjëherë. Kjo mund të jetë si pasojë që ju jeni anemic dhe keni disbalancë hormonale që duhet rregulluar

  1. Perioda juaj zgjatë më shumë se 7 ditë

Ka shumë shkaktar që kjo të ju ndodhë, përfshirë stresin dhe disa gra thjeshtë kanë perioda të gjata. Por nëse për ju nuk është normale, nëse perioda juaj zgjatë më shumë se 7 ditë, atëherë ju mund të vuani nga sindroma policistronike e vezoreve dhe polipeve në mitrën tuaj. Në rastin më të keq mund të jetë edhe kanceri I mitrës. Kështuqë mos e injoroni këtë punë.

  1. Cikli juaj zgjatë më pak se 20 ditë

Cikli i secilit person është i ndryshëm, por nëse rastësisht jeni duke pasur cikla të shkurtër, mund të jetë keqfunksionim i ovulimit apo çrregullim i gjëndrës tiroide. Gjithashtu mund të ndikojë në krijimin e polipeve në miter që mund të shkaktojë gjakderdhje të parregullt dhe të çuditshme.

  1. Keni humbur një periodë por nuk jeni shtatzënë apo duke ushqyer fëmijën me gji

Nëse kohëve të fundit keni qenë shumë e stresuar apo jeni duke bërë ushtrime me intensitet të lartë, kjo mund të bëjë që ju të humbisni një period. Por, problemet me gjëndrat tiroide mund të bëjnë që periodat tuaja të ndalojnë. Nëse humbisni një periodë dhe nuk keni dhimbje, mund të prisni, por nëse kjo vazhdon atëherë duhet të vizitoni doktorin. Mund të jetë disbalancë hormonale që duhet të rregullohet.

 

Është gjithmonë e rëndësishme që të keni kujdes për shëndetin tuaj pasiqë edhe gjërat më të thjeshta mund të ju japin shenja për sëmundje mjaft të rrezikshme. Rrini gati, kujdesuni dhe vizitoni doktorin tuaj për çfarëdo shqetësimi që mund të keni. Më mirë sot se nesër.

Artikulli paraprakMoti për pesë ditët e ardhshme, sipas IHMK
Artikulli i rradhës Ja çfarë dhurate të bukur i bleu Patrisi Tianit

Ju sugjerojmë

A mund të mbeteni shtatzënë pas menopauzës?

20/07/2026 Femina

Endometrioza nuk shkakton vetëm dhimbje, mund të shfaqet edhe me migrenë, probleme me tretjen, ankth e depresion

17/07/2026 Femina

Pse valët e të nxehtit i godasin më rëndë gratë? Ekspertët shpjegojnë rreziqet që shpesh neglizhohen

10/07/2026 Femina

Testi i ri me inteligjencë artificiale mund t’i kursejë mijëra gra nga ekzaminimet e dhimbshme për kancerin

08/07/2026 Femina

Studim: Ruajtja e fertilitetit shpesh neglizhohet te gratë e reja me kancer

29/06/2026 Femina

Studimi i madh zbulon se shumica e trajtimeve shtesë në IVF nuk rrisin shanset për shtatzëni

26/06/2026 Femina
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.