Moti na tregon për fillim të javës të ftohtë, me ngrica, mundësi për borë të dobët
Gjatë javës në vijim mbi rajon dhe vendin tonë do të fillojnë të shtrihen fusha të presionit të lartë nga Europa perëndimore, që do të sjellin mot më stabil, derisa në lindje të rajonit një sistem frontal, që pritet të kaloj të martën, do të sjellë mundësi për reshje të dobëta bore.
Sonte në mbrëmje vonë vende-vende sërish priten të reshura shiu, që gjatë natës do të shndërrohen në reshje bore, të cilat do të vazhdojnë edhe të hënën në mëngjes.
Ditëve të para të javës do të mbajë mot kryesisht me vransira dhe intervale me diell, të martën vende-vende me mundësi për rebeshe të dobëta bore.
Nga e mërkura në mbrëmje parashihen kthjellime, e të enjten dhe premten do të mbajë mot kryesisht me diell, por me ngrica në mëngjes.
Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie, me minimale që do të luhaten nga -5C deri në -3C, e maksimale nga 2C, në fillim të javës, deri në 6C, nga dita e enjte.
Era do të fryejë mesatare nga verilindja-veriperëndimi 2-9m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet lartë mbi vlera normale
Burimi: Prishtina Weather