Në ditët e fundjavës fusha anticiklonike dhe rryma të ngrohta ajrore do të shtrihen mbi rajon që do të sjellin intervale më të gjata me diell, e nga e diela mot më të butë.
Sot, pas mëngjesit me ngrica gjatë ditës do të mbajë mot i butë, kryesisht me diell.
Minimalet do të luhaten nga -4C deri -1C, e ato maksimale nga 3C deri në 9C.
Do të ketë erë të lehtë dhe mesatare nga krahu jugor 1-6m/s.
Shtypja atmosferike do të rritet mbi vlera normale, e në ditët e para të javës në vijim sërish do të pësojë rënie.