Sot do të mbajë mot i ftohtë, me vranësira të pjesshme, ndëras vende vende pritet edhe të ketë reshje të dobëta të borës.
Vlerat ditore të AQI në dy ditët e ardhshme do të variojnë ndërmjet vlerave mesatare dhe të mira, mirëpo ditën e premte, në mungesë të qarkullimit të mjaftueshëm ajror ato do të rriten edhe në të pashëndetshme.
Temperaturat e ajrit pritet të pësojnë rënie të lehtë nën vlera mesatare, me minimale nga -4C deri në 0C, e ato maksimale do të zbresin nga 5C deri në 1C, por deri në fundjavë do të rriten deri në 6C.
Era do të fryejë mesatarisht nga veriperëndimi-verilindja 2-8m/s.