Moti mbi vendin tonë sot do të jetë me mjegull dhe smog. Ndërsa, do të ketë erëra mesatarisht të fuqishme me hove deri në 20 m/s.
Ndërsa, në përgjithësi moti do të jetë i butë, me vranësira dhe me intervale të diellit, shkruan Gazeta Shneta.
Gjatë mbrëmjes ka mundësi edhe për riga lokale të shiut.
Temperaturat e ajrit vazhdojnë të mbeten mbi vlera mesatare. Minimalet do të luhaten nga -1C deri në 3C, e ato maksimale nga 9C deri në 11C.
Në ultësira ku mund të ketë mjegull ditën e enjte minimalet mund të zbresin deri në -8C./Gazeta Shneta/