Dita e sotme do të karakterizohet me ngrica dhe vranësira gjatë orëve të hershme të mëngjesit.
Derisa gjatë ditës pritet që të jenë temperaturat më të larta, dhe kryesisht me diell, shkruan Gazeta Shneta.
Temperaturat e ajrit pritet të pësojnë rënie të lehtë nën vlera mesatare, me minimale nga -4C deri në 0C, e ato maksimale do të zbresin nga 5C deri në 1C, por deri në fundjavë do të rriten deri në 6C.
Era do të fryejë mesatarisht nga veriperëndimi-verilindja 2-8m/s.
Me afrimin e vorbullës ciklonike shtypja atmosferike do të zbres nën vlera normale, e më pas do të rritet mbi këto vlera./Gazeta Shneta/