Sot do të jetë mot kryesisht me vransira dhe intervale me diell. Pasdite priten reshje lokale shiu me bubullima. Pas rënies së temperaturave, nga dita e enjte do të shënojnë rritje graduale rreth vlerave mesatare.
Minimalet do të luhaten nga 13C deri në 16C, e maksimalet nga 23C deri në 26C.
Do të fryejë erë mesatare nga veru-verilindja 2-7m/s. Shtypja atmosferike gradualisht do të rritet rreth vlerave normale.