Sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht me vranësira dhe me shtrëngata të shpërndara me shi.
Këto shtrëngata pritet të zhvillohen edhe më shumë në orët e pasdites. Temperaturat e ajrit, në fundjavë do të pësojnë një rënie të lehtë rreth vlerave mesatare, por në fillim të javës sërisht do të shënojnë rritje. Minimalet do të sillen nga 12C deri në 17C, e ato maksimale nga 25C deri në 31C.
Do të fryejë erë mesatare nga jugperëndimi dhe verilindja 3-7m/s; Shtypja atmosferike do të luhatet rreth vlerave normale./Gazeta Shneta/