Gjumi është një aktivitet shumë me rëndësi, i cili ndihmon organizmin tonë të furnizohet nga e para me energji. Por, përveq aspekteve pozitive ai është i dëmshëm nëse teprohet.
Është përcaktuar që personat që flenë më shumë se 12 orë në ditë nuk kanë një shëndet të mirë në krahasim me ata që flenë vetëm 7-8 orë në ditë, pra prej të rriturve.
Ndërsa një profesor në Shkollën e Mjekësisë së Utah në SHBA thotë se nëse flini shumë i shkakton vetes shumë sëmundje, sepse sipas tij ka shumë probleme që vijnë si pasojë e një gjumi të tepërt, e ato janë:
Duke filluar me sëmundjet e zemrës, ku këtu rrezikohen më së shumti gratë të cilat zakonisht flenë më shumë se sa meshkujt; Pastaj shkakton probleme edhe me peshën trupore: Kur flini nuk jeni në lëvizje të vazhdueshme dhe kështu ka shumë mundësi të shtoni më tepër në peshë.
Diabeti është një sëmundje tjetër që mund të merrni nëse flini më shumë, pastaj rrezikoni edhe vdekje të parakohshme për shkak të aktivitetit të dobët fizik.
Personat që flenë shumë kanë probleme me stresin dhe depresionin, si dhe ndryshime të mëdha në humor./Living.al/