Stafi mjekësor përkundër angazhimit me pacientët, dinë edhe të krijojnë atmosferë për njëri-tjetrin.
Në klinikën e Pediatrisë në QKUK, kolegët kanë emocionuar një motër medicinale me befasinë që i bënë për ditëlindjen e saj, transmeton Gazeta Shneta.
Kolegët kishin përgatitur një tortë me disa qirinj për motrën Arieta Gashi Isufi, të cilën e ftuan pasi u mblodhën të gjithë.
Ajo mbeti e emocionuar nga ky veprim i kolegëve të cilët i falënderoi me një postim në Facebook.
“Befasia e kolektivit per ditlindjen time ,me keni bere shume krenare ju dua❤️??”, ka shkruar ajo në postim. /Gazeta Shneta/