Medikamentet GLP-1 janë bërë gjithnjë e më të njohura vitet e fundit për ndihmën që ofrojnë në humbjen e peshës.
Tirzepatidi si substancë aktive është i disponueshëm si ilaç për diabetin e tipit 2 me emrin tregtar Mounjaro, si dhe si ilaç për humbje peshe me emrin tregtar Zepbound, shkruan burimi Medical News Today përcjell Gazeta Shneta.
Një studim i ri, i financuar nga kompania Eli Lilly, raporton se njerëzit pa diabet mund të humbin deri në 13% të peshës së tyre fillestare brenda 6 muajve duke përdorur tirzepatid.
Studimi përdori Mounjaro, i cili ende nuk është miratuar posaçërisht për menaxhimin e peshës.
Në vitet e fundit, përdorimi i agonistëve të receptorit të peptidit 1 të ngjashëm me glukagonin (GLP-1) për humbje peshe është rritur ndjeshëm.
Fillimisht të zhvilluara si ilaçe për diabetin e tipit 2, medikamente GLP-1 si Mounjaro (tirzepatid) dhe Ozempic (semaglutide) janë përdorur jashtë indikacionit (off-label) për të ndihmuar njerëzit të humbin peshë.
Në nëntor të vitit 2023, Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave (FDA) miratoi një ilaç GLP-1 me përbërës aktiv tirzepatiden, të quajtur Zepbound, për menaxhimin kronik të peshës te të rriturit me obezitet ose mbipeshë dhe të paktën një gjendje të lidhur me peshën.
Mounjaro dhe Zepbound, prodhohen nga kompania farmaceutike Eli Lilly.
Tani, një studim i ri i financuar nga kjo kompani tregon se njerëzit pa diabet mund të humbin deri në 13% të peshës së tyre fillestare brenda 6 muajve duke përdorur tirzepatide.
Ky studim është publikuar së fundmi në revistën shkencore “Diabetes & Metabolism”. /Gazeta Shneta/


