Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Mrekulli e mjekësisë, ndahen me sukses binjakët e lindur me kokë të ngjitur

Jetë 26/06/2018
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Se mjekësia po përpraon me sukses çdo ditë e më shumë, për këtë po bindemi çdo herë.

E një rast për të na bindur për sukseset e mjekësisë është edhe rasti i Erin dhe Abby Delaney, motrave amerikane që kanë lindur në korrik të 2016-ës me sindromën “kraniopagus”, e cila është formë e rrallë e binjakëve që lindin të bashkuar, që mund të konsiderohet pa frikë si një prej historive më të suksesshme të mjekësisë moderne.

Askush nuk do ta kishte menduar që dy vogëlushet, tashmë dy vjeç, do t’ia kishin dalë mbanë aq më tepër duke marrë marrë parasysh që ishin të ngjitura me njëra tjetrën në skajin e kafkës. Pas shumë konsultave me mjekët prindërit e binjakeve vendosën t’i operonin, duke marrë parasysh dhe rrezikun që njëra nga binjaket të mos jetonte dhe në rastin më të keq të dyja.

“Kjo është e frikshme, por nuk mund të lejojmë që frika të kufizojë aftësinë tonë për të vepruar”, u shpreh doktori që i mori përsipër.

Megjithatë pas 11 orësh në sallën e operimit Erin dhe Abby arritën të mbijetonin. Nëna e binjakëve tha në blogun e saj para një muaji se Erin kishte dalë nga spitali, por Abby-t i duhej edhe pak kohë përkujdesja e mjekëve.

“Ajo ka nevojë edhe për disa javë të tjera rehabilitimi dhe pastaj me shpresën e Zotit ne do të shkojnë në shtëpi për pushime. Krishtlindjet në shtëpi këtë vit. Erin tashmë është mirë dhe ndodhet në shtëpi dhe kjo është gjysma e betejës. Pra, tani të ajo që duhet të bëjmë është të shpresojmë që të marrim edhe Abbyn dhe do të kthehemi në shtëpinë tonë në Carolina”, u shpreh nëna e binjakeve.

“Ishte një operacion kompleks dhe i komplikuar, po ne shpresonim shumë se do t’ia dilnim” – tregon Jesse Taylor, kirurgu plastik që kreu operacionin së bashku me neurokirurgun Gregory Heuer. Gjatë operacionit, vajzat u ndoqën nga 30 doktorë, infermiere dhe personeli tjetër mjekësor. Rasti i Abby dhe Erin ndodh rrallë, një në 200 000 lindje, sipas ‘University of Maryland Medical Center.’/Living

 

Artikulli paraprakFëmija im 18-muajsh nuk po flet ende, çfarë duhet të bëj?
Artikulli i rradhës Në pritje për të lindur, ja çfarë bën këngëtarja e njohur për të sjellë në jetë sa më shpejtë fëmijën

Ju sugjerojmë

Mundësi punësimi për infermierë në Holandë

21/07/2026 Jetë

Anglia do të ndalojë shitjen e pijeve energjike për personat nën 16 vjeç

19/07/2026 Jetë

SHBA-të miratojnë një vaksinë të re kundër pneumokokut për fëmijët me rrezik të lartë

19/07/2026 Jetë

Mbi 70 punonjës shëndetësorë infektohen me Ebola gjatë përballjes me shpërthimin në Republikën Demokratike të Kongos

19/07/2026 Jetë

Pse mushkonjat pickojnë disa njerëz më shumë se të tjerët?

19/07/2026 Jetë

Ekspertët shpjegojnë si ndikon vapa ekstreme në organizmin e njeriut

19/07/2026 Jetë
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.