Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSh: 25 pacientë të infektuar me COVID-19 po trajtohen në spitale

Lajme 05/07/2022
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se në spitalet në vend janë duke u trajtuar 25 pacientë të infektuar me coronavirus gjatë këtyre dy javëve.

Numri më i lartë i rasteve pozitive është regjistruar nga 20 qershori deri më sot. Në raportin e fundit të Ministrisë së Shëndetësisë thuhet se gjatë 24 orëve të fundit janë shënuar 213 raste pozitive.

Me rritjen e rasteve rrjedhimisht rriten edhe rastet aktive me coronavirus. MSh bënë të ditur se më 20 qershor 2022 ishin vetëm 110 raste me rritjen graduale të rasteve aktive sot shifra ka arritur në 1 mijë e 244 sosh.

“Ministria e Shëndetësisë u bën thirrje qytetarëve që të vaksinohen me dozën e radhës të vaksinës kundër COVID-19, për të parandaluar infeksione të reja, forma të rënda të sëmundjes nga COVID-19 dhe vdekjet”, thuhet në reagimin e ministrisë.

Në anën tjetër, procesi i imunizimit është duke vazhduar me një intensitet dukshëm më të ulët, pavarësisht thirrjeve të autoriteteve për vaksinimi.

Në raportin e fundit thuhet se për 24 orë në të gjithë vendin janë dhënë 95 doza të vaksinave.

Deri më tani në Kosovë janë infektuar me COVID-19 mbi 230 mijë qytetarë prej tyre mbi 3 mijë kanë vdekur ndërsa mbi 225 mijë janë shëruar.

Rasti i parë me coronavirusi në Kosovë është regjistruar më 13 mars të vitit 2020. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakQKUK ofron caktimin e termineve përmes telefonit në ambulancat e ORL-së dhe Klinikës së Syve
Artikulli i rradhës A mund të mbeteni shtatzënë përgjatë kohës që jeni me cikël menstrual?

Ju sugjerojmë

Katër të lënduar nga përplasja e veturës me motoçikletë në Istog

22/07/2026 Lajme

Testi i drogës, Kadrijaj: Ka politikanë që e përdorin, shihen prej sjelljeve

22/07/2026 Lajme

Delegacionet nga Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi vizitojnë Kosovën për të mësuar modelin e Programit për Ndërhyrjen në Fëmijërinë e Hershme

22/07/2026 Lajme

Punësohen 25 anesteziologë të rinj, zbutet mbingarkesa në spitale

22/07/2026 Lajme

Shkelje të rënda të kushteve të punës, Inspektorati mbyll 6 kantiere ndërtimi në Fushë Kosovë dhe Prishtinë

22/07/2026 Lajme

Komunat kërkojnë ndihmë urgjente pas stuhisë: Dëmet mbi 1 milion euro në Suharekë, shtatë shkolla të dëmtuara në Malishevë

22/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.