Qendra Klinike Universitare e Kosovës ka njoftuar se ka filluar me shërbimin e caktimit të termineve përmes telefonit në ambulancat specialistike të ORL-së dhe Klinikës së Syve.
Ky shërbim do të ofrohet nga nesër më 6 korrik dhe terminet mund të caktohen nga e hëna në të premte nga ora 12:00 deri në 14:30 përmes numrit të telefonit 038 500 600 34 44.
“Pacienti me rastin e telefonimit duhet të ketë si dëshmi fletë-udhëzimin nga mjeku familjar, apo nga mjeku specialist përkatës. Po ashtu, duhet të prezantohet edhe numri i letërnjoftimit dhe numri i telefonit. Vëni re! Nëse bëni termin pa udhëzim nga mjeku përkatës, termini juaj do të anulohet!”, thuhet në njoftimin e SHSKUK-së.
Ky institucion ka thënë po ashtu se është në finalizim të planit për caktim të terminëve përmes telefonit në të gjitha ambulancat specialistike të QKUK-së, për të cilat do të ju informojmë në vijim. /Gazeta Shneta/