Ministria e Shëndetësisë së Kosovës (MSh), ka njoftuar se në Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK po bëhet një investim 750 mijë euro.
Ky investim në Klinikën e Kardiokirurgjisë në QKUK po bëhet për plotësimin e mungesave dhe hapësirave të përshtatshme punuese për këtë klinikë, ka njoftuar MSh-ja.
“Në Klinikën e Kardiokirurgjisë ku mungonin depo për barna e materiale kirurgjike, hapesira për arkivin e Klinikes, e deri te sporteli për informacion, tani po investohen 750 mijë euro”, transmeton Gazeta Shneta.
Ministria e Shëndetësisë rendit punimet që do të investohen në favor të Klinikës së Kardiokirurgjisë dhe përmirësimit të kushteve dhe ambientit të punës:
– U shtuan hapesira te reja në nënkulmin e Klinikës që do të shfrytëzohet për depo të barnave, materiale kirurgjike, arkivin e klinikës dhe dhoma për personelin shendetësor;
– Në mjekimin intensiv u rrit numri i shtretërve nga katër sa kanë qenë deri tani në dhjetë shtretër;
– U bënë dhoma për izolim nga infeksione të rënda, e cila do të jetë me standarde europiane;
– Sallat e operimit në proces të renovimit dhe të riorganizimit konfrom nevojave dhe standardeve kardiokirurgjike;
– Riorganizimi i sportelit edhe nyje sanitare të reja.
E rëndësishme të theksohet këtu është se me renovimin e Klinikës së Kardiokirurgjisë po krijohen kushte të realizohen operacione gjithnjë më komplekse në zemër, dhe numri i operimeve të përgjithshme pritet të shkoj në 400 brenda vitit. /Gazeta Shneta/





