Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

ShSKUK pret në takim delegatët nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA)

Lajme 06/03/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
ShSKUK dhe delegatet japonez
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (ShSKUK), ka mirëpritur në takim përfaqësuesit nga Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA).

Osman Hajdari, zëvendësuesi i drejtorit të përgjithshëm të QKUK së bashkë me drejtoreshën e Klinikës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza dhe Zyrën për donacione në QKUK/ShSKUK, ka pritur në takim zyrtarët e Agjencisë Japoneze për Bashkëpunim-JICA.

Arsyet e takimit mes palëve ishin informimi nga afër i mundësive që ka QKUK për ofrimin e shërbimeve shëndetësore në rast nevoje për shtetasit japonez.

“Gjatë takimit me z. Nagata Yoshiaki, përfaqësuesi i JICA dhe znj. Shuto Minako, këshilltare shëndetësore, është diskutuar lidhur me mundësitë që ka QKUK për ofrimin e shlrbimeve shëndetësore, në rast nevoje për shtetasit japonez”, ka theksuar ShSKUK-ja.

Agjencia Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar (JICA) ka mbështetur Kosovën në shumë fusha sidomos në ngritjen e kapaciteteve shëndetësore:

“Z. Hajdari, falenderoi përfaqësuesit e Jica për përkrahjen që kanë dhënë me pajijsje mjekësore për QKUK, duke i njoftuar përfaqësuesit e Jica, se klinikat e QKUK-së, në rast nevoje janë të gatshme të ofrojnë kujdes për të gjithë qytetarët, përfshirë edhe ata japonezë. Kurse drejtoresha e Klinikës së Radiologjisë, Shkëndije Nuza, ka njoftuar se shërbimet radiologjike ofrohen 24-orë”, theksohet tutje në deklaratën e ShSKUK-ës.

Po ashtu, delegacioni i JICA, bashkë me zv. drejtorin Hajdari, kanë vizituar Klinikën e Neurologjisë, ku nga afër kanë parë disa nga pajisjet mjekësore që ishin dhuruar si donacion, përfshirë Rezonancën Magnetike. /Gazeta Shneta/

 

Artikulli paraprakMSh: 750 mijë euro investime në Kardiokirurgji, pritet të rritet numri i operimeve deri në 400 brenda vitit
Artikulli i rradhës Punimet në Klinikën e Onkologjisë, MSh rendit fushat që pritet të ndikojnë në ngritjen e kapaciteteve

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.