Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSh blen 130 bileta aeroplani me vlerë 52 mijë euro për tre vite

Lajme 13/08/2025
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka kontraktuar një operator ekonomik për blerjen e 130 biletave të aeroplanit me vlerë 52 mijë euro për tre vite.

Ministria e Shëndetësisë edhe këtë vit ka kontraktuar shërbimin e blerjes së biletave të aeroplanit për udhëtime zyrtare, shkruan Gazeta Shneta.

Këtë vit MSh ka kontraktuar 130 bileta me vlerë 52 mijë euro me kohëzgjatje për tre vite.

Kontrata i është dhënë kompanisë “As Travel Club SHPK”. Vlera e një bilete është llogaritur 400 Euro. Megjithatë në kontratë është dhënë një sqarim për këtë çështje.

“*Vlera e biletës prej 400 euro është një vlerë që shërben vetëm për kalkulim të çmimit dhe çmimi total do të përdorët vetëm për nevojat e vlerësimit të tenderit dhe nuk përcakton çmimin real të kontratës pasi që çmimi do të krijohet përgjatë zbatimit të kontratës nga çmimet që do të procedohen nga sistemi kompjuterik i rezervimit AMADEUS, GALILO, SABRE, apo sistem tjetër të barasvlershëm apo sisteme online. Kontrata do të bazohet në sasi. Tarifa e shërbimit duhet dhënë në kolonën F8 të rreshtit Nr.2 me vetëm dy shifra pas presjes dhjetore, (p.sh. € 0.00)”, thuhet në këtë sqarim.

MSh edhe në vitin 2023 e kishte shpërblyer të njëjtën kompani “As Travel Club” me tender mbi 15 mijë euro për shërbime të biletave të aeroplanit. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakDyshohet për dy viktima nga zjarri në Elbasan, dhjetëra banesa të shkrumbuara, gjashtë fshatra të djegur plotësisht
Artikulli i rradhës IKSHPK jep këshilla për freskimin e shtëpisë gjatë ditëve të nxehta

Ju sugjerojmë

IKD: Ngërçi politik po rrezikon funksionimin e institucioneve të pavarura

21/07/2026 Lajme

Peticion me 110 mijë nënshkrime kërkon gjashtë muaj pushim të lehonisë në Zvicër

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Arratiset një person i ndaluar gjatë trajtimit mjekësor në Suharekë

21/07/2026 Lajme

Time Kadrijaj i bashkohet sfidës së Burim Ramadanit, e kryen narko-testin

21/07/2026 Lajme

U dërgua në gjendje të rëndë në spital pas zhytjes, vdes turistja 30-vjeçare në Vlorë

21/07/2026 Lajme

IHMK: Pasdite mund të ketë stuhi afatshkurtra, rrebeshe dhe mundësi breshëri

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.