Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

MSh blen dy ilaçe për sëmundje të rralla në vlerë mbi 3.3 milion, njërën e anuloi e më pas ia dha tenderin kompanisë “Exclusive Group”

Lajme 12/08/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Ministria e Shëndetësisë ka kontraktuar dy ilaçe për sëmundje të rralla në vlerë mbi 3.3 milionë Euro. Njërin nga Lotet e tenderit fillimisht e anuloi me arsyetimin se çmimi ishte shumë i lartë. Por pas ankesës së kompanisë, MSh ia dha tenderin me arsyetimin se ka hequr TVSH-në.

Ministria e Shëndetësisë ka kontraktuar dy ilaçe për personat me sëmundje të rënda dhe të rralla, Adalimumab dhe Risdiplam. Këto dy produkte janë blerë përmes tenderit me titull “Furnizim me produkte për sëmundje te rënda dhe të rralla për SHSKUK”, me vlerë 3,393,707.28 Euro. Interesant është fakti se po kaq saktë ka qenë edhe vlera e parashikuar e përcaktuar nga MSh, shkruan Gazeta Shneta.

MSh fillimisht e kontraktoi vetëm produktin Risdiplam duke e shpërblyer kompaninë “Santefarm” me kontratë me vlerë mbi 3.2 milionë Euro. Ndërkaq Lot 1 për produktin Adalimumab e anuloi me me arsyetimin se operatori ekonomik kishte ofertuar me çmim 8 për qind më shtrenjtë sesa vlera e parashikuar dhe kontrata paraprake.

“Ministria e Shëndetësisë e anulon aktivitetin e prokurimit për Lot 1 për mungesë të ofertave të përgjithshme. OE ka ofertuar me TVSH zero dhe sipas krahasimit të çmimit, oferta është për 8% më e shtrenjtë sesa çmimi i përllogaritur nga AK-MSh dhe sesa kontrata paraprake e realizuar nga i njëjti OE. Vlera e parashikuar nga AK-MSh për tenderim ka qenë me TVSH 8%”, thuhej në vendimin e zyrës së prokurimit të MSh-së më datën 22.07.2024.

Pas këtij vendimi, kompania “Exclusive Corporation” ushtroi ankesë e më pas MSh ia dha tenderin.

Në një përgjigje për Gazetën Shneta nga MSh ka thënë se operatori ekonomik ka ofruar dëshmi se produkti është vendosur në listën e citostatikëve dhe rrjedhimisht është liruar nga TVSH gjë që ka bërë që çmimi të nivelizohet sipas përllogaritjes së MSh-së.

“Këtu nuk kemi të bëjmë me tejkalim të vlerës së parashikuar të tenderit, por kemi të bëjmë me ndryshimin e normës së TVSH-së prej 8%, dhe operatori ekonomik ka ofertuar brenda vlerës së parashikuar. Pra, vlera në total është  189,535.50 €  dhe se nuk ka tejkalim të buxhetit. Sipas dëshmive të lëndës, ndryshimi i normës së TVSH-se prej 8% është bërë nga Ministria e Financave – Dogana e Kosovës, me ç‘rast ky produkt ka kaluar në listën e cito statikëve dhe është liruar nga TVSH-ja (tani ka TVSH zero)”, kanë deklaruar nga MSh.

Nga ministria poashtu kanë deklaruar se “OE ankues ka ofruar edhe një njoftim shtesë si plotësim të ankesës, duke na njoftuar për mundësinë e rritjes së çmimit mbi këtë vlerë në tenderimet e ardhshme dhe mundësinë e mospjesëmarrjes në ofertim, shih përmbajtjen si ne vijim:

Tutje nga MSh kanë deklaruar se kanë marr për bazë edhe një opinion të Komisionit Rregullativ të Prokurimit Publik të datës 22.11.2022 rreth normës se TVSH-së;

“Oferta është brenda vlerës se parashikuar 189,535.50 € dhe nuk ka tejkalim të buxhetit. Prodhuesi është Stada Arzinmittel – Gjerman, produkti është shumë i nevojshëm dhe është i rëndësishëm të kemi furnizim për numrin e shtuar të pacientëve, e të mos kemi ndërprerje të furnizimit, aktualisht vetëm jemi në mungesë të sasisë. Produkti është i vetmi i regjistruar në Kosovë dhe nuk ka konkurrencë në treg. Në rast të ankesës në OSHP, lënda do të tej zgjatej dhe do të detyroheshim të zhvillojmë procedurë emergjente”, kanë deklaruar nga MSh. /Gazeta Shneta/

Artikulli paraprakVirusi i Nilit, infektologët thonë se s’ka vend për shqetësim
Artikulli i rradhës Tragjedia në Brazil, mes viktimave edhe tetë mjekë onkologë

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.