Close Menu
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Psikologji
  • Logopedi
  • Fizioterapi
Facebook X (Twitter) Instagram
Facebook X (Twitter) YouTube
Gazeta ShnetaGazeta Shneta
  • Lajme
  • Teknologji
  • Mjeku juaj
  • Këshilla për shtatzëna
  • Femina
  • Jetë
  • Publikime
  • Më shumë
    • Psikologji
    • Logopedi
    • Fizioterapi
Gazeta ShnetaGazeta Shneta

Virusi i Nilit, infektologët thonë se s’ka vend për shqetësim

Lajme 12/08/2024
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Reddit Email Telegram
Shpërndaje
Facebook WhatsApp Twitter LinkedIn Email Telegram

Vetëm një rast me virusin e Nilit është konfirmuar në Kosovë. Infektologët thonë se nuk ka vend për shqetësim, por këshillojnë qytetarët që të kenë kujdes.

Pas raportimit nga Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik se është konfirmuar rasti i parë me virusin e Nilit, nuk ka pasur raste të tjera në Kosovë.

“Në aspektin epidemiologjik, kemi një situatë të qetë sa i përket virusit të Nilit Perëndimor. Ne kemi një pacient që ka pasur indikacion të hospitalizohet në Klinikën Infektive. Nuk kemi pacientë të tjerë të shtruar në klinikë me këtë virus”, tha për RTK, Arben Vishaj, drejtor i Klinikës Infektive në QKUK.

Vishaj shtoi se nuk ka vend për shqetësim. E infektologu Shemsedin Dreshaj tha se virusi i Nilit bartet nga pickimi i mushkonjave, duke u paraqitur në forma të ndryshme klinike.

“Virusi i Nilit Perëndimor, ka një gamë të gjerë të paraqitjes klinike duke filluar në shumicën e rasteve si gjendje febrile, pra si gjendje me temperaturë me ndonjë kokëdhimbje të lehtë, me disa puqrra nëpër trup dhe kalon si e këtillë.

Pastaj mund të jetë me ndonjë temperaturë të lehtë ose pa temperaturë, varet si është forma dominuese, pasatj vijnë forma tjera të cilat manifestohen duke prekur sistemin nervorë qendror në të gjitha variantet të cilat ne i njohim nga aspekti klinik – duke filluar si meningjit, si meningocefalit e forma të tjera”, tha Dreshaj.

Përveç rekomandimeve për kujdes të shtuar ndaj ekspozimit të mushkonjave, Dreshaj tha se deri më tani nuk ka ndonjë vaksinë të zbuluar për këtë virus, duke shtuar se parandalimi duhet të bëhet përmes dezinstektimit dhe higjienës.

Artikulli paraprakParashikimi i motit për ditën e sotme
Artikulli i rradhës MSh blen dy ilaçe për sëmundje të rralla në vlerë mbi 3.3 milion, njërën e anuloi e më pas ia dha tenderin kompanisë “Exclusive Group”

Ju sugjerojmë

Foshnja vdiq nga uria, prindërit gjermanë dënohen me burgim të përjetshëm

21/07/2026 Lajme

Tre të vdekur nga hantavirusi në Venezuelë

21/07/2026 Lajme

IQK ndalon punimet në 16 vendpunishte për shkelje ligjore që rrezikojnë punëtorët

21/07/2026 Lajme

IHMK lëshon paralajmërim, stuhi të fuqishme priten të mërkurën në gjithë Kosovën

21/07/2026 Lajme

Mjekët mbeten pa fjalë: Gruaja 34-vjeçe në Australi sjell në jetë katër vajza identike

21/07/2026 Këshilla për shtatzëna

Tragjedi nga përkeqësimi i kushteve atmosferike, vdes 61-vjeçari në Pozheran të Vitisë

21/07/2026 Lajme
Na ndiqni
  • Facebook
  • Twitter
  • Instagram
  • YouTube
Rreth nesh
Rreth nesh

Gazeta Shneta është produkt medial që i kushtohet vetëm shëndetësisë.

Këshillat mjekësore të postuara nga Gazeta Shneta janë të natyrës edukative.

Kontakt

Pronari i medias: Bujar Vitija

Redaktore: Diana Basholli

Email: [email protected]

Adresa: Rr. Vicianum, Prishtinë, pn.

Marketing

Email: [email protected]

Tel: +383 44 701 781

Përmbajtja

Gazeta Shneta është e hapur ndaj partnerëve të marketingut.

Linqe

Privacy Policy

Facebook X (Twitter) Instagram YouTube
© 2026 Gazeta Shneta

Shkruani fjalën dhe klikoni Search/Enter për të kërkuar. Klikoni X për ta anuluar.